Transmetuar më 22-09-2020, 16:43

Rihapja e shkollave e rrit mundësinë e shtimit të rasteve, ndaj edhe një herë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  përmes Rovena Daja, ju drejtua sidomos prindërve dhe mësuesve, të jenë sa më të kujdesshëm.

"Në rast të shfaqjes së simptomave apo dyshimit për kontakte me persona të prekur, prindërit nuk duhet ti dërgojnë fëmijët në shkollë dhe mësuesit duhet të izolohen, siç duhet të bëjnë të gjithë qytetarët që janë jo vetëm të konfirmuar, por edhe të dyshuar si të prekur nga virusi SARS COV2", tha Rovena Daja.

Ministria e Shëndetësisë informoi sot se janë 131 raste me COVID-19 dhe 3 të vdekur në 24 orët e fundit.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 201 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 78 vjeçar nga Peqini, një 80 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin, ku në 24 orët e fundit janë kryer 825 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me virusin SARSCOV2.

Numri i qytetarëve të shëruar nga fillimi i epidemisë ka kaluar mbi 7 mijë, me 47 qytetarë që janë të shëruar në 24 orët e fundit.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon:

68 të prekur në Tiranë,

8 raste në Lushnje,

6 raste në Shkodër dhe Gjirokastër,

5 raste në Has,

4 raste në Krujë dhe Dibër,

3 raste në Durrës, Korçë, Kavajë, Berat, Divjakë,

2 raste në Kurbin, Devoll, Mat, Pogradec, Delvinë, Roskovec,

1 rast në Kukës, Vlorë, Malësi e Madhe.

COVID-19 – Statistika (22 Shtator 2020)

Testime totale 81364

Raste pozitive 12666

Raste të shëruara 7042

Raste Aktive 5257

Humbje jete 367 (Qarku Tiranë 176, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2603

Durrës 564

Shkodër 380

Lezhë 301

Elbasan 297

Korçë 251

Fier 240

Vlorë 193

Kukës 150

Berat 114

Dibër 82

Gjirokastër 82

/NOA.al