Transmetuar më 22-09-2020, 15:46

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë publikuar raportin e 24 orëve të fundit mbi situatën e koronavirusit.

Për fat të mirë nuk është regjistruar asnjë humbje jete në radhët e pacientëve në spitale.

Sa i përket rasteve të reja, nga 503 testime kanë rezultuar pozitivë 66 persona.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 141 pacientë duke e çuar në 12 mijë e 815 totalin e atyre që e kanë fituar betejën.

Instituti më tej thekson se situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet e stabilizuar me tendencë të rënies në javët në vazhdim. /k.k/noa.al/