Transmetuar më 22-09-2020, 15:46

Një shqiptar 67 vjeç, i cili jetonte prej kohësh në Giulianova, ishte kthyer nga një qëndrim në Shqipëri me simptomat e koronavirusit, rreth dhjetë ditë më parë.

Drejtori i përgjithshëm i spitalit ku ishte shtruar, Maurizio Di Giosia tha se “pacienti vdiq në spitalin e Teramo, pasi vuante nga Covid-19”.

Di Giosia shtoi se “ai kishte edhe një sëmundje serioze dhe të përhapur neoplazike".

Shqiptari vuante edhe nga pneumonia që i kishte pushtuar 80 përqind të mushkërive dhe pavarësisht ndihmës së mjekëve, nuk shpëtoi dot.

Shqiptari humbi jetën një ditë më parë, ndërsa, sipas mediave italiane, familjarët dhe të afërmit e tij kanë fajësuar dhe madje kanë kërcënuar mjekët italianë, për neglizhencë.

"Nuk kishte lidhje me kujdesin mjekësor – shtoi Di Giosia – por vdekja e pacientit provokoi reagimin e të afërmve, madje disa kërcënuan punonjës shëndetësorë".

“Situata Covid në Teramo është serioze" pranoi Di Giosia, duke njoftuar gjithashtu mundësinë e "moshapjes së shkollave, nëse situata do të mbetet e tillë".

/NOA.al