Transmetuar më 22-09-2020, 14:59

Gjykata e Kukësit caktoi “arrest shtëpie” si masë sigurie për këngëtaren Fjolla Morina, e arrestuar tre ditë më parë, pasi u kap me dy pistoleta në çantë.

Këngëtarja do të qëndrojë në arrest shtëpie në vijim të hetimeve ndaj saj, ndërkohë për dy miqtë e saj Fysnik Syla dhe Fitim Muji u caktua "arrest me burg".

Ndonëse pretendimi se ishte shtatzënë u hodh poshtë nga një eko e dytë e bërë ditën e sotme, sërish këngëtarja u la në masë të butë sigurie.

Këngëtarja duket se gënjeu për ti shpëtuar burgut, ndërkohë që mjeku që kreu ekon e parë është arratisur drejt Kosovës, duke bërë që ndaj tij të nisë procedimi penal për shpërdorim detyre.

Pritet hetimi dhe shpallja në kërkim e mjekut që dorëzoi ekon e parë si provë.

Bazuar në informacionet e marra nga policia kriminale Kukës, ditën e ndalimit, mëngjesin e 19 shtatorit, u kalua në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese këngëtaren Fjolla Morina, 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së këngëtares, policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishekë.

Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë në dukje e dyshuar lodër çakmak.

Këngëtarja dhe dy të ndaluarit e tjerë, biznesmeni nga Kosova i cili jeton në Belgjikë, Fysnik Syla dhe shoferin e këngëtares, Fitim Muji, akuzohen për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. /a.y/noa.al

Fjolla Morina pretendoi shtatzëninë për ti shpëtuar burgut, ekoja e dytë e mohon/ Arratiset gjinekologu

Përfundoi në spital pas arrestimit, Fjolla Morina dy muajshe shtatzënë

Fjolla Morina u kap me armë, kush është biznesmeni i hoteleve që ndodhej në makinë me të

Arrestimi i Fjolla Morinës në kufi me armë, në makinë e shoqëronin dy djem