Transmetuar më 22-09-2020, 11:06

Tre prokurorë të Prokurorisë së rrethit Tiranë, kanë rezultuar të infektuar me koronavirusit.

Për të shmangur përhapjen e virusit, ky institucion është mbyllur për qytetarët për 15 ditë.

Kështu brenda organit të akuzës, nuk do të lejohet askush që të futet, me përjashtim të administratës.

Ministria e Shëndetësisë tha pasditen e djeshme, se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Deri më tani numri i viktimave prej Covid-19 ka shkuar në 364, ndërsa rastet aktive janë 5176. /a.y/noa.al