Transmetuar më 22-09-2020, 08:09

Kryeministri Edi Rama e nis këtë të martë me një lajm të mirë për mjekët dhe infermierët, të cilëve iu premton rritjen më të madhe të rrogave.

Ai thotë se me këtë të dhënë të thjeshtë, ku shihet se si nga qendrat shëndetësore në zonat më të thella në spitalet në zemër të Tiranës, më shumë se 600 mjekë dhe mbi 2400 infermierë, janë bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik

vetëm 2 vitet e fundit, falë një procesi transparent përzgjedhjeje përmes platformave digjitale, jashtë politikës e tarafeve që e mbajtën peng për çerekshekulli shëndetësinë tonë jep lajmin e mirë për ta.

“Shumë shpejt të gjitha bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në historinë e tyre, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /a.y/noa.al