Transmetuar më 21-09-2020, 16:47

Rënia e flokëve është një problem që prek më së shumti meshkujt, por edhe te femrat është i theksuar.

Shpesh mund të pyesni veten se përse po ndodh diçka e tillë.

Arsyet mund të jenë të shumta, ashtu sikundër ju mund të ndiqni disa këshilla për të parandaluar rënien e flokëve.

Zakonisht njerëzit nuk marrin mjaftueshëm proteina gjatë kohës që mbajnë një dietë apo reduktojnë ushqimin.

Duke mos marrë proteina, trupi vendos ta dërgojë ku të dojë vetë proteinat rezervë që ka.

E vetmja gjë me të cilën do t’ju duhet të bëni kujdes është ushqimi.

Duhen të konsumoni më shumë brokoli, spinaq dhe fruta si avokado dhe fiku. /k.k/noa.al/