Transmetuar më 21-09-2020, 16:22

Dy pacientë të prekur me koronavirus e kanë humbur jetën, të cilët prej ditësh ishin në gjendje të rëndë.

Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 75 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Shkodra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve, tha Dr. Rovena Daja,  nga Instituti i Shëndetit Publik.

Nga raporti i Ministrisë së Shëndetësis, thuhet se 150 raste të reja janë evidentuar në 24 orët e fundit, nga 809 testime.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon:

66 raste në Tiranë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Fier, 6 raste në Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, 5 raste në Korçë, Kukës, Gjirokastër, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, Bulqizë, 2 raste në Lushnje, Mallakastër, Pogradec, Divjakë, Malësi e Madhe, Peqin, Kolonjë, 1 rast në Rrogozhinë, Berat, Librazhd, Sarandë, Gramsh.

55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6 mijë e 995 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në dy spitalet Covid po marrin trajtim mjekësor 189 të sëmurë, 16 në terapi intensive dhe 5 në intubim. /k.k/noa.al/