Transmetuar më 20-09-2020, 22:15

Një qytetar po e mbyll në spital javën pasi këtë mbrëmje të diele u plagos në një aksident rrugor teksa ishte duke ecur më këmbë.

Ndërsa djali që u përfshi në aksident duket se do ta nisë javën nën shqyrtim hetimor të incidentit.

Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 21:15, në fshatin Daullas, bën të ditur për noa.al, policia e Fierit.

Shtetasi K. E., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Audi", sipas policisë, ka aksidentuar shtetasin T. Gj., 46 vjeç, banues në Daullas, Fier, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

Mësohet se 46-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor thotë se po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.