Transmetuar më 20-09-2020, 20:41

Një 20-vjeçare britanike po përpiqet të mbledhë 5 mijë paund në një platformë online për t’iu nënshtruar një operacioni për të zvogëluar gjoksin.

Studentja ankohet se gjoksi i madh po e torturon. Sipas “The Sun”, gjoksi i Amber Roach është një nga më të mëdhenjtë në Britaninë e Madhe.

Edhe pse shumë gra u drejtohen kirurgëve plastikë për të patur një gjoks të madh, për Amberin, madhësia e kësaj pjese të trupit të saj nuk është diçka e volitshme.

“Po më shkatërron jetën. Të gjithë mendojnë se gjoksi im i madh është një gjë e mirë dhe unë e pranoj që në disa aspekte është diçka pozitive.

Por unë kam dhimbje të padurueshme në mes, çdo ditë marr komente vulgare dhe në hapësira të ngushta gjendem në një pozicion të vështirë.

Ju lutem më ndihmoni me shumën që më nevojitet për operacion.”