Transmetuar më 20-09-2020, 20:10

Ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale, pas vdekjes së një pacienteje në një klinikë.

Autopsia do të zbardhë ngjarjen, ndërsa mjeku dhe infermieria janë duke u proceduar penalisht.

Ngjarja është denoncuar nga familjarët dhe të afërmit e 39-vjeçares.

Gjithsesi shumë nga komentuesit shprehin habi, sesi mund të merret jeta e qytetarëve, në spitale, nëse ato nuk janë në gjendje të shërojnë apo të ndihmojnë njerëzit. Shumë prej tyre thonë se ka edhe mjekë të papërgjegjshëm, të cilët në vend të shërojnë, marrin jetë, ndaj edhe shteti duhet të kishte ndërhyrë me kohë.

Dy mjekë të një klinike private në Korçë janë proceduar penalisht pasi dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore, gjatë trajtimit të një paciente.

Pacientja 39-vjeçare, Xhensila Duka ndërroi papritur jetë dje rreth orës 16:30.

Ajo raportohet se kishte shkuar në klinikën private për të kryer kontroll shëndetësor ku pas anestezisë nuk u ngrit më.

Si pasojë, policia ka proceduar penalisht mjekun Ilir Bibolli, 62 vjeç dhe Marinela Postol infermiere 39 vjeçe, banues në Korçë.

Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.