Transmetuar më 20-09-2020, 19:28

Një plagosje me armë zjarri ndodhi gjatë ditës së sotme në Tiranë, konkretisht në zonën e Astirit.

Spartak B., mbeti i plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, kanë bërë të mundur identifikimin si autor të dyshuar shtetasin A.M., 20 vjeç.

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij./noa.al/