Transmetuar më 20-09-2020, 18:32

Të shtëna me armë zjarri tronditën kryeqytetin pasditen e sotme.

Krismat janë dëgjuar pak minuta më parë në zonën e Astirit.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali. Paraprakisht raportohet se konflikti nisi pas një sherri për motive banale.

Si pasojë e përdorimit të armëve raportohet se ka mbetur i plagosur 45 vjeçari Spartak Beqaraj.

I plagosuri pas ndihmës së parë ndodhet ashtë rrezikut për jetën.

Forca të shumta policie kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje.

Deri tani është arrestuar një person.

Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar si dëshmitarë edhe 4 persona të tjerë.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Ajo tha pas ngjarjes se "në vijim të informacionit të dhënë pak më parë se në Unazë të Re, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi S.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ju bëjmë me dije se :

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë bërë të mundur identifikimin si autorë të dyshuar shtetasin A.M., 20 vjeç.

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij."