Transmetuar më 20-09-2020, 17:21

Elhaida Dani ka gjetur dashurinë e saj.

Këngëtarja e mirënjohur prej disa vitesh po e zhvillon karrierën mes Italisë dhe Francës.

Në Paris, ku ndodhet së fundmi, ajo ka bërë një foto dhe tregon se është e dashuruar me këtë qytet, duke treguar ditën se kur është dashuruar, pra sot.

Kështu, ajo  ka lënë enigmë, nëse ky qytet lidhet me ndonjë dashuri tjetër: atë të jetës.

"Në këtë festohet dashuria", shkroi ajo.

Elhaida më herët ka ndarë edhe një foto, të një tavoline ku ka drekuar dhe ka treguar se veç asaj aty ndodhej edhe një person tjetër, pasi shihen dy gota verë.

Këngëtarja shkodrane publikisht nuk është shprehur asnjëherë për ndonjë lidhje, por është folur për një djalë nga bota e artit, i cili jeton në Vjenë.

/NOA.al