Transmetuar më 20-09-2020, 16:33

Adelina Ismajli, këngëtarja e mirënjohur është 41 vjeçe. Ajo këtë fakt e pranon gjithë krenari kur miqtë habiten se si është e mundur që një artiste aktive prej dy dekadash në skenë, tashmë nënë, duket njësoj si para 20 viteve.

Për ata që s’e dinë, vetë këngëtarja e njohur Adelina Ismajli e ka deklaruar moshën në një koment që ka bërë poshtë një postimi ku shihet teksa firmos një marrëveshje që nuk ka zbuluar se për çfarë bëhet fjalë.

Përveç deklarimit të moshës së saj, Adelina ka folur për herë të parë publikisht edhe për moshën e bashkëshortit prej vitesh, Val Krasniqit.

Në urimin që Vali i bënte në “Instagram” duke i thënë “Suksese zemër!”, Adelina iu përgjigj: “Val Krasniqi, ti je suksesi im më i madh… Edhe pse 3 vjet më i ri se unë, je i vetmi që ia heq kapelën. T’du zemër”.

Askush nuk e dinte moshën e saktë të bashkëshortit të saj, madje as të këngëtares.

Adelina falë dashurisë së re gjeti edhe stabilitetin e ëndërruar në jetën e saj private.

Këngëtarja ka lënë Kosovën prej dia kohësh, për të nisur një jetë të re në Zvicër.

Pak kohë më parë, këngëtarja e njohur ndau një moment pranë bashkëshortit të saj, e falënderoi për çdo gjë që ka deri tani në jetë.

“Faleminderit Zot për të gjitha! Dashurinë me të cilën më ke bekuar, familjen time, miqtë e mirë pafund dhe shëndetin. Të dua Val Krasniqi!”, shkruante Adelina poshtë fotos ku po shijonte drekën me njeriun më të dashur të saj dhe djalin e tyre.

/NOA.al