Transmetuar më 20-09-2020, 16:14

Ministria e Shëndetësisë bëri publike situatën më të fundit COVID-19 në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima si pasojë e koronavirusit.

Po ashtu janë shëruar 52 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë bëri publike situatën më të fundit COVID-19 në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima si pasojë e koronavirusit.

Janë kryer në 24 orët e fundit 844 testime dhe janë konfirmuar 159 të prekur me virusin Sars- Cov2.

Po ashtu janë shëruar 52 qytetarë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 64 vjeçar nga Korça dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 71 vjeçar, një 81 vjeçar, një 89 vjeçar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë kryer në 24 orët e fundit 844 testime dhe janë konfirmuar 159 të prekur me virusin Sars- Cov2.

Rastet e reja jane në kë to bashki:

68 qytetarë në Tiranë, 14 në Durrës, 13 në Elbasan, 11 në Shkodër, 9 në Berat, nga 6 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 5 në Pogradec, 3 në Korçë,

nga 2 raste të reja në Kurbin, Kukës, Has, Kavajë, Kamëz, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Maliq,

nga 1 rast në Devoll, Lezhë, Librazhd, Peqin, Kuçove, Vorë.

52 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6940 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (20 Shtator 2020)

Testime totale 79730

Raste pozitive 12385

Raste të shëruara 6940

Raste Aktive 5083

Humbje jete 362 (Qarku Tiranë 173, Durrës 46, Shkodër 39, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2501

Durrës 567

Shkodër 372

Lezhë 297

Elbasan 287

Korçë 245

Fier 222

Vlorë 189

Kukës 142

Berat 116

Dibër 73

Gjirokastër 72