Transmetuar më 20-09-2020, 16:08

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 159 persona të tjerë.ë ndërsa kanë humbur jetën edhe 4 pacientë.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha në deklaratë për shtyp se në 24 orët e fundit, laboratorët privatë dhe shtetërorë të shëndetësisë kanë kryer 844 teste, prej së cilave 159 rezultuan pozitivë (pozitiviteti 18.8 për qind).

Për sot u raportuan 52 persona, të cilët mundën të shërohen nga virusi. Totali i atyre që e kanë mposhtur COVID-19 shkon në 6,940 persona, – diçka më shumë se gjysma e të infektuarve, 56 për qind.

Informacioni i plotë zyrtar

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 52 të shëruar, 159 raste te reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Dr. Eugena Tomini Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës. Maskat janë domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh. Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 64 vjeçar nga Korça dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 71 vjeçar, një 81 vjeçar, një 89 vjeçar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë kryer në 24 orët e fundit 844 testime dhe janë konfirmuar 159 të prekur me virusin Sars- Cov2. Rastet e reja jane në kë to bashki: 68 qytetarë në Tiranë, 14 në Durrës, 13 në Elbasan, 11 në Shkodër, 9 në Berat, nga 6 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 5 në Pogradec, 3 në Korçë, nga 2 raste të reja në Kurbin, Kukës, Has, Kavajë, Kamëz, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Maliq, nga 1 rast në Devoll, Lezhë, Librazhd, Peqin, Kuçove, Vorë. 52 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6940 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (20 Shtator 2020) Testime totale 79730 Raste pozitive 12385 Raste të shëruara 6940 Raste Aktive 5083 Humbje jete 362 (Qarku Tiranë 173, Durrës 46, Shkodër 39, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2501 Durrës 567 Shkodër 372 Lezhë 297 Elbasan 287 Korçë 245 Fier 222 Vlorë 189 Kukës 142 Berat 116 Dibër 73 Gjirokastër 72