Transmetuar më 20-09-2020, 15:00

Momente paniku janë regjistruar në një plazh, në bregdetin e Torvaianica, në Itali.

Dy persona të armatosur  qëlluan me armë në drejtim të një shqiptari, në mes të turmës së pushuesve, duke e lënë atë të plagosur.

Sipas një rindërtimi fillestar të skenës së krimit nga ana e policisë italiane, dy burra mbërritën pranë plazhit rreth orës 10:30 të paradites së sotme, në bordin e një motoçiklete, me fytyrat e tyre të mbuluara.

Njëri prej tyre zbriti me një armë në dorë, hyri në plazh dhe gjuajti drejt një shtetasi me origjinë shqiptare, i njohur për policinë, i cili po kalonte të dielën buzë detit.

I plagosuri, në gjendje të rëndë, u dërgua menjëherë me helikopter në spitalin San Camillo në Romë.

Mësohet se shqiptari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ai u qëllua me dy plumba, në një ngjarje që alarmoi pushuesit e shumtë.

Dy autorët e krimit më pas u larguan me shpejtësi. Mediat lokale nuk e japin identitetin e shqiptarit.

Dyshohet se krimi mund të ketë lidhje me hakmarrjen, mes grupeve rivale të përfshira në aktivitete kriminale.

/NOA.al