Transmetuar më 20-09-2020, 13:21

Sipas një raporti të publikuar nga Pentagoni, Kina ka flotën detare më të madhe në botë.

Raportohet se admirali Charles Richard ka thënë që SHBA nuk është ende e ndërgjegjshme për potencialin ushtarak dhe bërthamor të Kinës.

“Kam frikë se ne si komb nuk jemi tërësisht të ndërgjegjshëm për kërcënimet me të cilat përballemi. Kina ka tashmë kapacitetet për të kërcënuar vendin tonë me anë të raketave balistike nga nëndetëset. Jemi në një moment kritik”, tha ai.

Më tej, në raport citohet se Kina ka në plan të rrisë arsenalin bërthamor ndërsa tashmë llogaritet se zotëron rreth 200 mbushje bërthamore.

Richard u tha gazetarëve në Pentagon: “Ne e dinim që kishte një kërcënim ndaj të cilit ne duhet të përgjigjeshim në mënyrë strategjike, por jo çdo situatë mund të përballohet me reagimin strategjik”.

Rreth 350 luftanijet e nëndetëset e Kinës përfshijnë 130 anije kryesore sipërfaqeje dhe janë më shumë se 293 luftanijet e llogaritura të SHBA, thotë raporti, megjithse shton se kjo e fundit është më e avancuar teknologjikisht dhe ka forcë më të madhe aeroplanmbajtësesh me 11 super-mjete mbi 100,000-ton. /k.k/noa.al/