Transmetuar më 20-09-2020, 12:58

Në masë shqiptarët, dhe sidomos të rinjtë, plotësojnë çdo vit Lotarinë Amerikane.

Edhe këtë vit, secili që kërkon të punojë dhe jetojë në këtë vend do të mund të bëhet pjesë e lotarisë.

Në 2 tetor nisin aplikemet për Lotarinë Amerikane 2021.

Kush nuk vërteton zotërimin e diplomës së shkollës së mesme dhe minimalisht dy vite eksperiencë në një post të caktuar s’kualifikohet.

Kriter tjetër për aplikimin është dhe vjetërsia e fotove(pa syze dhe aksesorë) ku nuk duhet të jenë të njëjta me ato të aplikimeve të mëparshme dhe të jenë bërë gjatë 6 muajve të fundit. /k.k/noa.al/