Transmetuar më 20-09-2020, 12:26

Dy mjekë në Korçë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30 ka gjetur vdekjen në një klinikë private.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, informuan para pak çastesh se filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

I. B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, banues në Korçë.

Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë.

Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Neglizhenca në trajtimin mjekësor".