Transmetuar më 19-09-2020, 23:47

Një pako që përmban ricinë, një lloj helmi i rrezikshëm, u gjet nga forcat e rendit në pakot drejtuar Presidentit amerikan Donald Trump.

Lajmi u zbulua sot, por, sipas CNN, policia gjeti në fillim të javës një pako që përmbante ricinë drejtuar Donald Trump.

Ishin dy zyrtarë ata që e konfirmuan lajmin në rrjetin e rëndësishëm televiziv amerikan. Dy teste u kryen në substancën e gjetur brenda pakos së dyshuar, e cila konfirmoi vdekshmërinë e helmit në rast kontakti me njeriun.

Kjo nuk është hera e parë që një substancë helmuese është gjetur  dhe është një praktikë e zakonshme të kontrollohet e gjithë posta drejtuar Shtëpisë së Bardhë në strukturat e jashtme. Si FBI ashtu edhe Shërbimi Sekret po hetojnë se kush mund të ketë dërguar lëndën helmuese.

Ka akoma pak informacione përmbledhëse mbi ngjarjen, por ajo që dihet është se pakoja ishte nisur nga Kanadaja. Të gjitha rrugët janë ende të hapura dhe hetuesit janë të vënë në kërkim të dërguesit, por aktualisht nuk ka ende informacion mbi arrestime të mundshme ose marrje në pyetje të vazhdueshme. Adhuruesit e serialeve televizivë me siguri do ta gjejnë të njohur emrin e këtij helmi, i cili në mënyrën e vet është protagonist i një prej serialeve më të dashur të të gjitha kohërave, i konsideruar nga shumë njerëz si më i miri ndonjëherë. Në serialin ‘Breaking Bad’, protagonisti Walter White e përgatit atë në disa raste gjatë sezoneve të ndryshme. Ka shumë detaje të dhëna për këtë helm dhe nuk mund të përjashtohet që ata që zgjodhën ta dërgojnë ricinën tel Donald Trump, mund të kenë marrë shkas nga ky serial televiziv.

Ricina, është një proteinë e pranishme në farat e ricinus communis, e cila vepron në sintezën e proteinave të ribozomeve, duke bllokuar aktivitetin e tyre të sintezës. Vetëm 0.2 miligramë janë të mjaftueshme për ta shndërruar këtë proteinë në një helm vdekjeprurës për njerëzit, i cili shkakton vdekjen e qelizave të organeve të brendshme në një kohë të shkurtër, nga 3 deri në 5 ditë nga ekspozimi. /a.y/noa.al