Transmetuar më 19-09-2020, 22:46

Sulmuesi i talentuar i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka gjetur rrjetën e parë në kampionatin holandez.

19-vjeçari kuqezi, kartonin e të cilit e zotëron Chelsea, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 82-të në sfidën që skuadra e tij, Vitesse, e fitoi 2-0 përballë Spartës së Rotterdamit.

Më herët për ekipin e Brojës kishte shënuar Tannane (27’), ndërsa në fundin e pjesës së parë Heylen ishte ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Spartën në inferioritet numerik.

Broja u aktivizua në minutën e 66-të në vend të Darfalou.

Më poshtë goli: