Transmetuar më 19-09-2020, 21:55

Numri i personave të moshës mbi 100 vjec në Japoni për herë të parë ka shkuar në mbi 80 000.

Ministria japoneze e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies përditësoi të dhënat e personave mbi moshën 100 vjeç.

Bazuar në të dhënat e regjistrimit të popullsisë, që prej 50 vitesh personat e moshës mbi 100 vjeç në këtë shtet po njohin vetëm rritje.

Pjesa më e madhe e personave me këtë moshë janë gra.

Zonat me personat më jetëgjatë janë në prefekturën Shimane në perëndim, ndjekur nga Koçi dhe Tottori.