Turqia teston me sukses makinën e saj të parë fluturuese
Transmetuar më 19-09-2020, 19:56

Makina e parë fluturuese indigjene e Turqisë, e quajtur Cezeri, është testuar me sukses në Stamboll. Kompania Baykar, prodhues i makinës fluturuese, njoftoi se Cezeri i projektuar dhe i prodhuar nga inxhinierë turq u ngrit në 10 metra në testet prototip të fluturimit.

“Ne do të prodhojmë prototipa më të përparuar në procesin e ardhshëm dhe do të kryejmë fluturime me njeri (në bord)”, tha Selçuk Bayraktar, shef i teknologjisë në kompani.

Sipas Anadolu Agency, Bayraktar shtoi se do të nevojiten rreth 10-15 vite që Cezeri të dalë në rrugë dhe rreth 3-4 vite për t’u përdorur për qëllime rekreative, si motoçikletat me katër rrota në zonat rurale.