Transmetuar më 19-09-2020, 19:38

Tashmë është gjithçka zyrtare.

Futbollisti uellsian Gareth Bale lë Real Madridin dhe rikthehet te Tottenham Hotspur.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit anglez.

Së bashku me Bale te Totenham është transferuar edhe Sergio Reguilon.

"Gareth Bale dhe Sergio Reguilon janë lojtarë të Tottenham Hotspur", thuhet në njoftim.

Pas plot 7 vitesh, Bale rikthehet te klubi ku i shndërrua në një nga lojtarët më të mirë në botë, në formë huazimi 12-muaj nga Real Madrid.