Transmetuar më 19-09-2020, 17:18

Komisioni Europian ka zyrtarizuar marrëveshjen me Sanofin dhe GSK që do të mundësojë për vendet e Bashkimit Europian të blejnë deri në 300 milionë doza vaksine antiCOVID-19.

Bëhet fjalë për vaksina që janë futur në plan prodhimi nga disa shoqëri farmaceutike franceze dhe britanike.

Sanofi dhe GSK janë angazhuar të sigurojnë një pjesë të furnizimit të tyre me vaksinë në bashkëpunim me Covax, strukturë e OBSH-së, e krijuar për të garantuar akses universal të vaksinës kundër koronavirusit.

Komisioni ka nënshkruar një kontratë të ngjashme me AstraZeneca dhe po vazhdon bisedimet për të zyrtarizuar marrëveshjet me katër kompani të tjera (Johnson & Johnson, Curevac, Moderna dhe BioNtech).