Transmetuar më 19-09-2020, 15:21

Tre persona kanë humbur jetën në Kosovë, si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.

Ndërkohë nga testimet e kryera janë konfirmuar 63 raste të reja me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 634 mostra të marra  dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë tre viktima me SARS CoV-2 pozitiv, një rast nga Klinika Infektive, një rast nga spitali Sheikh Zayed-Vushtrri dhe një rast nga Mjekimi Intensiv Qendror.

Qysh nga nisja e pandemisë, numri total i rasteve pozitive është 15.002 dhe 614 viktima. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.451 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.937.

Rastet pozitivet orëve të fundit janë nga komuna Prishtinë 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Shtime. /a.y/noa.al