Transmetuar më 19-09-2020, 10:54

Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e ciklonit “Ianos” që goditi brigjet greke gjatë natës.

Një fermer shqiptar 63-vjeçar, ka gjetur vdekjen në zonën e Karditsa, pasi është rrëmbyer nga vërshimi i ujërave.

U deshën disa orë kërkimesh për gjetjen trupit të pajetë të shqiptarit.

Deri më tani janë konfirmuar dy viktima si pasojë e ciklonit, ndërkohë që një grua është shpallur e zhdukur.

Cikloni goditi fuqishëm ishujt e detit Jon, Peloponezin Perëndimor, Thesalia dhe Karditsa. /a.y/noa.al Cikloni shkakton viktima në Greqi, familja shqiptare shpëtohet nga rreziku