Transmetuar më 18-09-2020, 19:24

Si të mos mjaftonte cikloni që ka goditur sot ishujt grekë, një tërmet me magnitudë 5.9 i shkallës Richter ka tronditur vendin tonë fqinj, pak çaste më parë.

Tërmeti me magnitudë 5.9, sipas EMSC, goditi rajonin e Kretës.

Sipas dëshmive, lëkundjet afër epiqendrës ishin të forta, ndërsa fatmirësisht tërmeti ka zgjatur vetëm pak sekonda.

Në epiqendër tërmeti pati një thellësi 45 km, çka kjo e bëri më të ulët intensitetin në sipërfaqje.

Epiqendra e tërmetit ishte 57 km  në juglindje të “Iaákleion”, Kretë, zonë me një popullsi mbi 100 mijë banorë.

Sinoptikanët kanë parashikuar stuhi të forta të dielën, në zonën përreth, ku ra sot tërmeti.

Cikloni i fundit në Mesdhe po zhvendoset nga Deti Jon, ku goditi gjatë natës dhe sot disa nga ishujt rreth Athinës, dhe është drejtuar për në Kretë.

/NOA.al