Transmetuar më 18-09-2020, 18:21

Diçka e pazakontë është zbuluar aksidentalisht nga një 9-vjeçar në Nju Meksiko.

Jud Sparsk po luante me vëllain e tij dhe papritur ra në një gropë, në të cilën fshihej një pasuri miliona vite e vjetër.

Mediat e huaja raportojnë se djali ra mbi një fosil të vjetër plot 1.2 milionë vite.

Jud Sparsk dhe vëllai i tij kishin konstatuar se kishte rënë mbi pjesët e mbetura “të një lope të madhe”, kurse prindërit e tyre ishin të bindur se kishin rënë mbi “eshtrat e një elefanti”.

Por për të hequr dilemat, kjo familje kontaktoi me profesorin e biologjisë në Universitetin e Nju Meksiko, Peter Houde, i çili kishte mbledhur ekipin e tij dhe kishin gërmuar për gjashtë muaj, kur edhe zbuluan se bëhet fjalë për kafkën e stegomastodoni i vjetër 1.2 milion vjet.

Stegomastodoni është një i afërm i largët i elefantit që i ngjan mastodonit.

“Bëhet fjalë për një zbulim shumë të rrallë, është interesant se si kanë arritur ta zbulojnë këta të rinj”, ka deklaruar Houde për të përditshmen Neë York Times. /k.k/noa.al/