Transmetuar më 18-09-2020, 17:32

Një fëmijë 13 vjeç është dënuar me 10 vite burg nga një gjykatë në Nigeri, pasi ofendoi Allahun.

Kjo ka sjellë menjëherë reagimin e Organizatës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, e cila ka dalë kundër vendimit.

Omar Farouq u akuzua për përdorimin e fjalëve të rënda për Allahun gjatë një debati me një shokun e vet.

“Dënimi i 13-vjeçarit Farouqu shkel Kartën Afrikane për të Drejtat e Fëmijëve dhe vetë kushtetutën nigeriane”, tha Kola Alapinni, avokati i djalit.

Në bazë të ligjeve atje, çdo person në moshën 13-vjeçare merr përgjegjësi të plota për ato që thotë.

Avokati shtoi se nëna e djalit u largua nga qyteti pasi disa njerëz filluan të hynin në shtëpinë e saj, të zemëruar për shkak të blasfemisë. /k.k/noa.al/