Transmetuar më 18-09-2020, 15:34

Në 24 orët e fundit, në Kosovë kanë humbur jetën katër pacientë të prekur me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore shpresojnë për një ulje të numrit të rasteve ditore në javët në vijim.

Së fundmi janë zbuluar 57 të prekur të rinj, nga 678 testime.

Ndërkaq rritet numri i të shëruarve, me 137 vetëm në 24 orë.

Numri total i rasteve pozitive është 14 mijë e 939, nga 60 mijë e 913 persona të testuar. /k.k/noa.al/