Transmetuar më 18-09-2020, 12:16

Pak ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor, konfirmohen të infektuar me koronavirus rreth 20 mësues në Shqipëri.

Mësohet se 9 mësues kanë rezultuar të infektuar tek shkolla 9-vjeçare “Jeronim De Rada” në kryeqytet, mes tyre edhe drejtoresha.

Kjo ka bërë që mësuesit e infektuar të karantinohen, ndërsa po monitorohet gjendja e tyre.

Ndërkohë pjesa tjetër e mësuesve të infektuar, është e shpërndarë në zona të ndryshme të vendit.

Ministria e Shëndetësisë tha pasditen e djeshme se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë në të gjithë vendin janë 4813 raste aktive me Covid-19. /a.y/noa.al