Transmetuar më 17-09-2020, 21:29

E pabesueshme! Laçit i ka ikur kualifikimi në minutat e fundit të lojës, teksa pësoi  2 gola në harkun kohor të 3 minutave. Laçi shënoi në mesin pjesës së dytë dhe ishte shumë pranë kualifikimit, por çuditërisht pësoi dy gola për pak minuta në fund.

Megjithatë ishte skuadra e vete shqiptare që iu afrua kualifikimit, pasi Teuta dhe Kukësi kishin përballë dy kundërshtarë të fortë, pjesë të ligave të para në Spanjë dhe Gjermani. Kukësi e ka mbyllur pjesën e parë në humbje 2-0 me gjermanët, në Tiranë.

Ndeshja mes Teutës dhe Granadës, e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Europës, pati një histori: dominimin e lojës, fitoren ethellë dhe kualifikimin e spanjollëve.

Kjo përballje u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit.

Të besuarit e trajnerit Edi Martini nuk kanë mundur dot të ecin më tej, duke e nisur ndeshjen me gol që në minutat e para.

Trajneri spanjol  Diego Martinez hodhi në sulm ish-futbollistin e Real Madridit dhe Valencias, veteranin Roberto Soldado, dhe me emra të tillë bëri diferencën.

Teuta, gjithsesi, me kalimin e një raundi, duket se e kreu misionin e saj këtë vit.

Teuta-Granada 0-4

Shënues: Soldado 5′ , Kenedi 10′ , Herrera 31′ 46′

Formacionet zyrtare

Teuta: Frashëri, Kuro, Arapi, Hoxha, Beqja, Avdyli, Aleksi, Daja, E.Vila, L.Vila, Krasniqi. Trajner: Edi Martini.

Granada: Silva, Diaz, Sançez, Duarte, Neva, Montoro, Gonalo, Puertas, Herrera, Kenedi, Soldado. Trajner: Diego Martinez.

Laçi – Hapoel Ber Sheva 1-2

Shënues: Nuabueze 59′ /Agudelo 90+1, Varene 90+3

Formacionet zyrtare

Laçi: Sherri, Marku, Selmani, Ignjatoviç, Turkaj, Deliu, Shehu, Lushkja, Teko, Nuabueze, Xhixha. Trajner: Armando Cungu.

Hapoel Ber Sheva: Levita, Dadia, Taha, Migel Vitor, Goldberg, Josefi, Kabha, Jozue, Sallaliç, Shuiro, Akolace. Trajner: Zh. Abukasis.

Kukësi  – Volsburg 0-2 (Pjesa e parë)

Shënues: Uegorst 20′, Lakuah 32′

Formacionet zyrtare

Kukësi: Elezaj, Maliqi, Horiç, Obanor, Demiri, Telushi, Musolli, Rroca, Musta, Limaj, Eze. Trajner: Skënder Gega.

Volfsburgu: Kastils, Brekalo, Lakuah, Gilavogi, Otavio, Mehmedi, Arnold, Shlager, Kalus, Stefen, Uegorst. Trajner: O. Glasner.

/NOA.al