Transmetuar më 17-09-2020, 17:56

Teuta e Durrësit ka marrë një humbje të thellë në takimin e fundit për t’u kualifikuar në grupet e Europa League.

Djemtë e detit pësuan 4 gola në shtëpi përballë Granadës spanjolle.

Ekipi iberik ishte më superior në fushën e lojës, dhe kjo tregohet edhe nga rezultati i thellë.

Ndërsa Teuta, përveç pak rasteve sporadike, dukshëm nuk iu përgjigj ashtu si duhet kundërshtarëve.

Ky ishte takimi i fundit për ekipin shqiptar, ku në rast fitoreje do të luante në grupet e Europa League. /k.k/noa.al/