Transmetuar më 17-09-2020, 14:42

Në seancën e sotme parlamentare, deputetet dhe ministret tërhoqën vëmendjen me sharmin e saj.

Mes tyre ra në sy Elisa Spiropali, e cila u shfaq mjaft elegante me fund dhe xhaketë, teksa flokët i kishte bërë me onde.

E veshur me një fustan ngjyrë tulle, deputetja Senida Mesi u shfaq mjaft në formë, ashtu sikundër Elona Gjebrea e veshur me një fustan me ngjyrë të ngjashme, dukej tejet elegante.

Më serioze u shfaq ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e veshur me xhaketë dhe pantallona, si dhe ajo e Financave, Anila Denaj, e veshur me kostum të zi, besnike e stilit të saj.

E propozuara si ministrja e re e Arsimit, Evis Kshi, kishte zgjedhur një fustan të gjatë sateni, blu të errët, për të shkuar në Kuvend, ndërsa Klotilda Bushka kishte zgjedhur një fustan të lirshëm të zi për seancën e sotme.

Për të parë se si u veshën sot në Parlament të zgjedhurat e popullit shqiptar, mjafton të shfletoni fotogalerinë. /a.y/noa.al