Transmetuar më 16-09-2020, 22:38

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në rrugën “Lidhja e Pejës” në Pejë.

Në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motorçikletë.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka marrë lëndime trupore dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Rastin për vendase e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.

”Rreth orës 20:10 në rrugën “Lidhja e Pejës”, ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës. Për shkak të gjendjes është transferuar për në QKUK”, tregon ai.