Transmetuar më 16-09-2020, 21:32

Preng Gjini është në gjendje të mirë shëndetësore. Gazetari Arsen Rusta u shpreh se shënjestra e atentati me tritol që ndodhi një ditë më parë, të gjitha gjymtyrët i ka në rregull. I ftuar në studion e Repolitix, Rusta tha se e vetmja gjë që rrezikon Gjini është që të humbasë dy apo tre gishta të dorës së majtë.

“Ai tashmë është mirë. Të gjitha gjymtyrët i ka në rregull, rrezikon vetëm të humbasë, dy apo tre gishtat e dorës së majtë për shkak të shpërthimit. Pjesët e tjera të trupit i ka në rregull,” tha Rusta.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë Urës së Nshrakut në Tiranë.

Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Ai ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”.

Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja. Policia dyshon se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje dhe ka nisur punën për kapjen e autorëve të atentatit. Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.

Tritoli në makinën e Preng Gjinit, dalin foto të tij nga spitali

DETAJE/ Personi që iu bë atentat sot në Tiranë, vëlla i Tonin Gjinit, vrarë një vit më parë