Transmetuar më 16-09-2020, 16:45

Një 16-vjeçar është arrestuar pas plagosjes me thikë të bashkëmoshatarit të tij, në qytetin e Pogradecit.

Burimet zyrtare thonë se është prangosur 16-vjeçari L. S., i cili dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin R. T., 16 vjeç, banues në Pogradec.

Ky i funndit ndodhet në spital për shkak të plagëve që mori.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe sekuestrua një armë e ftohtë, thikë.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. /k.k/noa.al/