Transmetuar më 16-09-2020, 15:19

Gjendja e Preng Gjinit, që një ditë më parë ishte në makinën e cila shpërtheu në Tiranë, duket serioze.

Ai është në intubim, dhe qartazi ka dëmtime të shumta në trup.

Dritan Çela, shef i kirurgjisë në Spitalin e Traumës, tha se ka patur kryesisht dëmtime në kokë, dëmtime të syve, dëmtime në qafë, një cifël i ka mbetur në gjendrën tiroide.

Dëmtime në mushkëri, dëmtime në bark. Janë hequr një pjesë zorrësh, janë qepur një pjesë tjetër, tha ai ndër të tjera.

Sa i përket ngjarjes, forcat xheniere, nisur nga matjet në mjet, dyshojnë se në këtë atentat është përdorur 400 deri në 500 gram eksploziv.

Lënda plasëse ishte vendosur sipër gomës së parë, nga ana e pasagjerit. /k.k/noa.al/