Transmetuar më 16-09-2020, 13:54

Pas vrasjes së ndodhur mbrëmjen e të martës në rrugën “Apollonia”, në zonën e Bathores, policia prangosir sot autorin e dyshuar të ngjarjes.

Është vënë në pranga, në një lagje të Lushnjës 31-vjeçari, Agron Tanushi.

Ai dyshohet se pas një sherri qëlloi për vdekje shtetasen Jetmira Hasani, në prani të vajzës së saj, 8-vjeçe.

Kjo e fundit ishte e ndarë nga bashkëshorti prej disa kohësh, por jetonte pas divorcit në pjesën tjetër të banesës, që i ishte caktuar nga gjykata.

Gruaja jetonte në katin e dytë të shtëpisë së tyre, kurse ish-bashkëshorti ndodhej në Greqi.

Hasani kishte urdhër mbrojtje nga ish-kunati i saj, Agron Tanushi, para se të vritej.

Ky i fundit pas një debati që lindi për mbeturinat, pasi i dyshuari i kërkoi llogari pse i kishte hedhur nga kati i dytë, e qëlloi më pas ish-kunatën e tij me armë zjarri.

Motivi besohet se kanë qenë konfliktet mbi pronësinë.

Më pas 31-vjeçari u largua nga vendngjarja pas krimit dhe është arrestuar paradite e sotme.

/NOA.al