Transmetuar më 16-09-2020, 12:57

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve.

Në  zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, shtetasit Nderim Markola, Durim Dervishi, Kliton Nanushi dhe Ergys Mëcuku duhet që brenda 48 orësh të deklarojnë pasurinë.

Nderim Markola,, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Durim Dervishi, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;

Kliton Nanushi, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”;

Ergys Mëcuku, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

/NOA.al