“Në shpërthimin e djeshëm u ndodha 100 m larg urës. Çiftit Berisha-Basha i kujtoj ’97, Gërdecin dhe 21 janarin” – nga Besnik Baraj
Transmetuar më 16-09-2020, 11:41

OPINION nga Besnik Baraj

Në shpërthimin e djeshëm u ndodha 100 m larg urës. Zhurma ishte shokuese!

Me zëmër urova të mos ketë viktima. Shqipëria e jonë në vite ka përjetuar ngjarje të tilla kriminale, të cilat kanë efekt të dyfishtë sa psikologjik por edhe tragjik për shkak të viktimave. Ndjej keqardhje, jo vetëm për viktimat rastësore, por edhe për ato familje që janë futur në rrugën e kriminalitetit për arsye nga më të ndryshmet, që shumkush mund ti analizojë.

Të tillë sjellje agresive kanë grupe të ngjashme kudo në botë, në USA, Gjermani, Itali, Angli etj. Duket se kapitalizmi krahas lirisë ekonomike, lirisë së fjalës etj ka dhe ca plagë kronike të dhimbshme, që ne shqiptarët po i vëme re këto 30 vjet, që sigurisht në vende të ndryshme shfaqen me intensitete jo të njejta. Sido, do ishte mirë që policia të kultivojë grupe inteligjence që të rrisë kapacitetin parandalues, pasi duket se i njeh këto kontigjente kriminale. Monitorimi i tyre, i lidhjeve të tyre ka shance të parandalojë e ulë dhe produktin kriminal të tyre. Ndoshta policia e ka bërë këtë dhe kjo mund të jetë arësya që dhe frekuenca e ngjarjeve të tilla në 10 vjecarin e fundit ka pësuar rënie, por gjithmonë ka vend për më mirë.

Nga ana tjetër më bën përshtypje retorika politike e PD. Në të dy intervalet kur ata ishin në krye të vendit (91-97 dhe 2005 -2013) jo vetëm që atentate të tilla ishin më të shpeshta, por ndryshimi me sot është se vetë struktura shtetërore ishte organizatore e tragjedive kombëtare. Kujtoj vitin e mbrapshtë 1997, kur Berisha e kompania e tij hapën depot e armëve, ku pasoja tragjike zgjati me vite…Kujtoj tragjedinë e Gërdecit ku kishte vetëm një autor, shtetin e Berishës, Kujtoj 21 Janarin, ku përsëri ka vetëm një autor çiftor, Berisha-Basha….

Nuk ishin trafikantët e vegjël ata që i bënë këto, por TRAFIKANTËT SHTETËRORË, që po synojnë të vijnë në pushtet. Nëse do ishte një forcë e re politike, që do akuzonte për ngjarjen e djeshme, nuk do kisha fjalë për të thënë, pasi nuk është provuar.

Përkundrazi, PD ka mbi kurriz peshën e mijra viktimave ekonomike (Piramidat) dhe tragjike fizike (të vrarët e 97….mbi 3000 jetë njerzish, përfshirë dhe Otranton). Duhet një katarsis radikal i saj që të mund të ofrojë alternative për këtë vend! Gjë e cila jo vetëm nuk po vihet re, por përkundrazi, gjellën e prishur çifti Berisha-Basha, po përiqet ta serviri me pjata të reja.

*Deputet i Partisë Socialiste në Kuvendine Shqipërisë

/NOA.al