Transmetuar më 16-09-2020, 10:06

Ngjarja e  pasdites së djeshme, e ndodhur në Bathore, ka tronditur opinionin publik.

Agron Tanushi vrau me armë zjarri kunatën e tij, Jetmira Hasani, dhe më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja. Ai prej më shumë se 12 orësh është shpallur në kërkim nga policia.

Në fillim u tha se krimi ndodhi për shkaqe morali, e më pas u përdor preteksti i mbeturinave, por e gjitha sipas hetimeve, kishte si motiv kryesor konfliktet e vazhdueshme mbi pronën.

Jetmira Hasani ishte ndarë nga bashkëshorti, vëllai i Agron Tanushit, por pas vendimit të gjykatës jetonte në shtëpinë e tyre, në katin e dytë. Ish-bashkëshorti ndodhej në Greqi.

Prej kohësh Tanushi i kishte thënë asaj të largohej, por ajo vazhdonte jetonte aty.

Kësisoj ai pas debatit të fundit ka marrë armën dhe e ka qëlluar për vdekje.

Mësohet se ka pasur një konflikt pronësie të hershëm, pasi jetonin së bashku në një godinë dy katëshe.

Jetmira Hasani e cila mbeti pa jetë, u qëllua nga Agron Tanushi, 31-vjeç, por ishte divorcuar prej disa vitesh me vëllain e këtij të fundit.

Ish-bashkëshorti i Hasanit jetonte në Greqi, ndërsa Jetmira jetonte në katin e dytë të banesës dykatëshe. Nuk dihet se cili ka qenë vendimi i gjykatës, dhe i autoriteteve, që me siguri do të kenë qenë në dijeni të rrezikut. Të dyja palët kanë qënë prej kohësh, në konflikt, ndërsa mësohet se gruaja ka pasur edhe një urdhër mbrojtje.

Ajo shkonte shpesh te prindërit e saj dhe kthehej, ku edhe pas sherrit të pasdites së djeshme gjeti vdekjen.

Agron Tanushi i cili jetonte në katin e parë të kësaj banese kërkonte largimin e ish-kunatës, gjë që refuzohej nga ajo.

Konflikti që nisi për shkaqe banale dje, pasi Tanushaj i ka kërkuar llogari Hasanit se përse kishte hedhur mbeturinat, pasi ajo jetonte një kat sipër tij, pas debateve, përfundoi tragjikisht.

Pas vrasjes i dyshuari është larguar në drejtim të paditur bashkë me armën e krimit.

Policia ka rrethuar banesat dhe është kujdesur që familjarët e gruas, e cila mbeti e vrarë të mos përplaseshin me ata të autorit, për të shmangur një tragjedi më përmasa edhe më të mëdha.

/NOA.al