Transmetuar më 16-09-2020, 08:47

Zyrtarë të shumtë të lartë dhe diplomatë të huaj po vizitojnë Athinën këtë javë.

Takimet vijnë pas tensioneve në rritje me Turqinë dhe përpara një samiti vendimtar të BE, ku do të diskutohen marrëdhëniet e ardhshme mes Bashkimit Europian dhe Turqisë.

Në nivelin e Bashkimit Europian, Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel u takua me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, pasuar nga shefi i ESM (Mekanizmi Evropian i Stabilitetit), Klaus Regling.

Për më tepër, Mitsotakis foli në telefon edhe me kancelaren Angela Merkel, duke e përqëndruar bisedën në marrëdhëniet e tensionura me Turqinë, si dhe imigracionin.

Mitsotakis gjithashtu u takua me ministrin e jashtëm të Egjiptit.

Athina kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje me Kajron, mbi caktimin e pjesshëm të zonave detare në Detin Mesdhe Lindor, të cilin Turqia nuk e njeh pasi "anulon" një marrëveshje të ngjashme midis Ankarasë dhe Libisë.

Përveç kësaj, udhëheqësi grek kishte një darkë zyrtare në mbrëmje me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Ata diskutuan rrugën për në BE të Ballkanit Perëndimor dhe disa çështje të pakicës Greke në Shqipëri. Por më shumë çështja kryesore në tryezë, sipas burimeve, ishte kryesisht ajo e ndarjes së zonave detare.

E fundit por jo më pak e rëndësishmja, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ka nisur edhe ai sot një vizitë në Athinë.

Vizita e tij zgjati për dy ditë, ku edhe ai do të takohet me homologun e tij grek, i cili kishte kundërshtuar me forcë një marrëveshjen historike, për ndryshimin e emrit të Maqedonisë së Veriut me Greqinë, kur Mitsotakis ishte në opozitë.

Zyra e kryeministrit të Greqisë për takimim mes Mitsotakis dhe Ramës:   

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis organizoi mbrëmë një darkë për nder të Kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë mbërritjes së tij në Athinë për të marrë pjesë në konferencën e The Economist.

“Dy kryeministrat patën mundësinë për të diskutuar rrjedhën e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë, të cilën Greqia e ka mbështetur me kalimin e kohës, gjithmonë duke respektuar kushtëzimin relativ të vendosur nga Këshilli Evropian. Ata shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin e tyre brenda NATO-s”.

“Diskutim i veçantë u bë për Pakicën Kombëtare Greke në Shqipëri, e cila duhet të jetë një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis dy popujve, ndërsa theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare. Rama e Mitsotakis shprehën kënaqësinë e tyre për integrimin e përkryer të qetë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi”.

“Në fund, ata ranë dakord të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën në një kontekst dypalësh dhe të lëshojnë potencialin e madh që mund të krijojë marrëdhënia strategjike midis dy vendeve”, bën të ditur zyra e kryeministrit Mitsotakis.

/NOA.al