Transmetuar më 16-09-2020, 08:17

Ambasada shqiptare në Athinë është mbyllur për shkak se është infektuar një punonjës me Covid-19.

Punonjësi punonte në sektorin e aplikimeve për pasaporta.

Ai ka pasur shenja të buta të Covid-19 për disa ditë, dhe ka rezultuar pozitiv gjatë testit.

Menjëherë punonjësi është izoluar në banesën e tij, derisa autoritet të gjurmojnë kontaktet e tij.

Ndërkohë, ambasada ka njoftuar se pezulloi takimet e programuara për aplikime të emigrantëve në këtë institucion.

Drejtuesit e ambasadës kanë urdhëruar stafin të bëjnë testin Covid-19.

Sot ambasada do të dezinfektohet. Në varësi të rezultateve që do të ketë për punonjësit e tjerë, mësohet se do të vendoset për rihapjen e ambasadës sonë në Athinë.

/NOA.al