Transmetuar më 15-09-2020, 22:19

Në lidhje direkte nga Greqia për A-Show, gazetari Robert Goro ka bërë një rezyme të asaj çfarë pritet nga takimi që po zhvillohet në këto momente, midis kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis dhe atij shqiptar, Edi Rama.

‘Ka rreth një orë që ka filluar darka e Ramës në Athinë me Mitsotakis, të dy janë të veshur me veshje sportive.

Në fakt unë dhe ti, besojmë edhe kolegët e tjerë, e dinë që çdo shtet ka agjendën e vet.

Është e vërtetë që ka një zhurmë, interesim të madh nga media dhe opinioni shqiptar për këtë çështje.

Mund të jetë ndoshta edhe impakti i çëshjes së vitit 2009 që ndikon, kurse nga pala greke nuk ka ndonjë interesim të amdhe, pasi është anuar më shumë vëmendja nga tensioni me Turqinë.’

Goro është ngacmuar në bisedën e tij edhe për faktin që Rama ulet në një darkë me Mitsotakis, menjëherë pas takimit që pati me Erdogan, kur dihet problematika e fundit që ka Greqia dhe Turqia në detin Mesdhe.

‘Në tensionin me Turqinë janë duke ndërmjetësuar forca të mëdha.

Kushdo që do të kishte kryeministër, nuk do të mund ta luante atë rol, kur janë përfshirë fuqi të mëdha.

Më duket spekulim që z. Rama është takuar me Erdoganin dhe sesi do t’i përgjigjet Micotaqis.

Ne duhet të presim çfarë do të diskutojnë të dy palët.

Për mua darka e sotme është një përpjekje për të filluar dialogun që është ndërprerë para dy viteve. Kemi të bëjmë me një përpjekje nga pala greke për të filluar dialogun për të arritur në një finalizim’-tha Goro.