Transmetuar më 15-09-2020, 21:59

Pas një pauze disa mujore, shkollat u rihapën sërish këtë të hënë për të mirëpritur mijëra fëmijë. Dikush e ka për herë të parë frekuentimin e këtyre ambienteve, ndërsa disa të tjerë e kanë kaluar këtë fazë dhe tanimë ndihen më të mëdhenj e më të ditur.

Gazetarja Jonida Aliçkolli, u përlot nga emocionet në studion e emisionit “Ftesë në 5”, për vetë faktin që djali i saj këtë vit shkonte në shkollë për herë të parë dhe ajo nuk kishte mundësi që të paktën, ta shoqëronte deri në ambientet e brendshme të klasës.

“E kisha menduar shumë ndryshe, por në këtë kohë që po kalojmë është e kuptueshme që nuk mundëm ta shoqëronim dot në bankë, të kishim atë foton ku ulet për herë të parë tek banka e shkollës. Shumë emocion! Është një gjë që nuk e shpjegon dot deri në momentin që e provon vetë”, u shpreh gazetarja.