Transmetuar më 15-09-2020, 22:01

Ka nisur darka e kryeministrit Edi Rama dhe atij grek Kiriakos Mitsotakis në Athinë.

Nga pala greke në tavolinë është Eleni Surani, shefe e zyrës diplomatike e Mitsotakis, dhe ish ambasadore në Shqipëri, ministri i jashtëm Nikos Dentias si dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Ende nuk dihen çështjet për të cilat do të flasin dy kryeministrat. Në darkë nuk ka munguar as peshku, si për ironi të mosmarrëveshjeve për kufurin detar.

Pjatë e parë kanë qenë meze të lehta me prodhime deti, pjatë e dytë ka qenë Dental nga deti Jon me salcë vere, rozmarinë dhe baziliko, ndërsa për ëmbëlsirë Sorbeto dhe Mous çokollate ose krem parfe me akullore.

Darka shoqërohet me verë të bardhë nga Santorini.

Greqia dhe Shqipëria po diskutojnë mbi çështje të nxehta të detit, si dhe të tjera mosmarrëveshja të mbartura mes dy vendeve.

Ndërkohë Greqia kërkon të zgjerohet me 12 milje, dhe kjo është cilësuar nga Kryeministri Rama si një veprim i drejtë nga shteti fqinj dhe që nuk dëmton aspak Shqipërinë. Por dy kryeministrat duhet të zgjidhin këtë çështje pezull në një moment kur Greqia ka nxjerrë anijet e luftës përballë anijeve turke, mbi të njëjta mosmarrëveshje.

Kryeministri i Shqipërisë është i ftuar në Athinë, në një forum ekonomik, ku edhe do të mbajë një fjalim nesër.

Në forum marrin pjesë edhe liderë të tjerë nga Ballkani, si dhe Europa.

/NOA>